Arbëri

Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE

Viva Fresh Store, SHTËPI e prodhimeve VENDORE
Artikull i sponsorizuar

Edhe këtë vit, rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, në tërë Kosovën, do të organizojë aktivitete EKSKLUZIVE, enkas për nderë të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), nga data 14 - 20 SHKURT 2020, organizojnë “Javën e prodhimeve vendore”, me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? Aktiviteti do të fillojë në marketin e Viva Fresh Store në Prishtinë – Veternik, më datë 14 shkurt, (E Premte), duke filluar nga ora 13:00.

Ky aktivitet, do të shtrihet në gjithë rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store në Kosovë, ku përgjatë këtyre ditëve festive, prodhuesit vendorë, do të kenë mundësi që t’i ekspozojnë dhe promovojnë edhe më shumë, prodhimet e tyre vendore.