Arbëri

Zvogëlohet numri i komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të tyre

Foto: Koha

Si asnjëherë më parë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Për disa minuta deputetët, duke dëgjuar muzikën e saj, nderuan ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Por, këngën e zgjedhur të Nexhmije Pagarushës e kundërshtoi deputeti i PDK-së.

E PDK-ja u kujdes që kryetarja e Kuvendit të udhëheqë seancën me fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, raporton KTV-ja.

Megjithëkëtë, deputetët opozitarë përkrahën nismën e Qeverisë për vazhdimin e ndarjes buxhetore.

Megjithëkëtë, seanca nuk vazhdoi e qetë.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, është përplasur disa herë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Pas kundërshtimeve të shumta nga partitë opozitare e të cilat më shumë sesa për komisionet parlamentare kishin të bënin me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit rreth dy javë më parë, në mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në votim dështoi formimi i komisioneve.

E një gjë e tillë bëri që të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Pas rreth një ore diskutim, partitë u pajtuan për votimin e komisioneve.

Në vazhdimin e seancës, me 90 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, deputetët miratuan fillimisht zvogëlimin e komisioneve nga 16 në 14 e pastaj edhe përbërjen e tyre.