Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se “ka dërguar granata helmi” në Shqipëri, në vend se t’i dërgonte 1 milion euro që i kishte premtuar pas tërmetit vdekjeprurës. E ndërkaq sot, ka reaguar Pacolli duke e quajtur gënjeshtare.
“Premtoi se do jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata helmi, gazi lotsjellës”, ka shkruar mbrëmë vonë Lama në facebook, pa përmendur emra, por duke aluduar tek Pacolli.
Por e ka konfirmuar se i është drejtuar atij, kur ka reaguar vet sot Behgjet Pacolli.
“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri!!!. Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se më 28 nëntor 2019, pak ditë pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Pacolli, në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, kishte premtuar se bashkë me familja ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, kishte shkruar Pacolli.
-
Ish-ambasadorja Lama: Pacolli shtetin e ka drejtuar si kompaninë e tij private
-
Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë
-
Rama kritikon Qeverinë për rastin në autostradë, Kërçeli: Fokusohu në problemet e Prishtinës
-
Policia dështon ta çojë në Gjykatë deputeten Fitore Pacolli
-
Policia dështon ta sjellë me detyrim para gjykatës deputeten Pacolli, ajo thotë se s’ka marrë ftesë