Shaban Kaliqani këtë të hënë, ka vazhduar dëshminë në rastin kundër të akuzuarit për krime lufte, Zoran Gjokiq.
Kaliqani, që është i mbijetuar nga sulmi në lagjen Kristal të Pejës, që ndodhi më 29 mars të 1999-s gjatë dëshmisë së tij, tha se Gjokiqi është personi që ka vrarë dy civilë shqiptarë në këtë datë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE disa minuta më vonë, gjyqtari vendosi që mediave t’ua ndalojë xhirimin e vazhdimit të seancës, derisa Kaliqani vazhdoi dëshminë e tij për më shumë se dy orë.
Megjithatë, kur Kaliqani është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarit nëse personi që e kishte identifikuar në fotografi në vitin 2000 ishte i njëjti me Gjokiqin, ai nuk ka qenë i sigurt, duke theksuar kohën prej 20 vjetësh.
Ai tutje ka shtuar se që nga ajo ngjarje, nuk ka qenë në gjendje të punojë dhe se edhe sot, e ka të rëndë të dëshmojë.
trupit gjykues, dëshminë e tij e ka dhënë edhe Murat Xhemajli.
Seanca e radhës në këtë rast, do të mbahet më 21 shkurt, ku pritet të dëshmojnë Bernadika Marku dhe Fatmir Shala.
Zoran Gjokiqi u arrestua vitin e kaluar.
Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë muajve mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, bashkë me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake, ka shkaktuar vuajtje, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje, plaçkitje e urdhërim për zhvendosje.