Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia çdo ditë humb nga mbi një milion euro për shkak të taksës së Prishtinës

Ekonomia e Serbisë humb nga një milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova, i ka thënë “Novostit” nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë gati 14 muajve qyshes është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi kësaj gazete, duke shtuar se vendin e tyre e kanë zënë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovendia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, transmeton Koha.net.