Beograd, 27 qershor - Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të taksës doganore të Prishtinës për mallrat me origjinë serbe, ndërsa që nga vendosja e saj e deri më 24 qershor kjo shumë ka arritur në rreth 228 milionë euro. Kështu deklaroi sot ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.
Ai i deklaroi TV Prva të Beogradit se kjo humbje mund të jetë edhe më e madhe, sepse ekziston mundësia që Serbia të zhduket përgjithmonë nga tregu i Kosovës.
Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj mallrave serbe, vendet fqinje kanë hyrë në tregun kosovar dhe është pyetje e madhe nëse, po ta heqë nesër Kosova këtë masë, biznesmenët tanë, që janë 2.600, do të mund të ktheheshin në këtë treg, citon FoNet deklaratën e Lajiqit në TV Prva.
Ai ka thënë po ashtu se Serbia i ka gati "në tavolinë" kundërmasat, kurse Qeveria "po i matë mirë" para se të marrë vendimin përfundimtar për zbatimin e tyre, transmeton Koha.net.
-
Sipas ministrit Lajiq, Serbia deri tash nga taksa e Kosovës ka humbur 461 milionë euro
-
Serbia çdo ditë humb nga mbi një milion euro për shkak të taksës së Prishtinës
-
Sipas Lajiqit, taksa e Kosovës ia humb Serbisë mbi 1 milion euro në ditë
-
Sipas ministrit serb Lajiq, reciprociteti është më i keq sesa taksa 100%
-
1 vit taksë - importi nga Serbia ra nga 395 milionë euro në vit në 3.3