Arbëri

Bajrami: Qytetarët nën hijen e interesave partiake e individuale për pushtet

 

Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami në një postim në rrjetin social “Facebook”, ngërçin politik e ka cilësuar një “déjà vu”.

“Propozimi i ofertave për koalicion publikisht, përmes komunikatave partiake, rrjeteve sociale e medieve, në vend se të diskutohet dhe negociohet prapa dyerve të mbyllura, nuk bëhet për tu arritur marrëveshja, por për tu shmangur përgjegjësia për dështimin”, ka shkruar Bajrami. Sipas tij, me këto "oferta" publike, LVV-ja dhe LDK-ja, qartë po distancohen njëra prej tjetrës, duke e bërë një marrëveshje për qeverisje më pak të mundshme sot se që ishte dje.