Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në vendin tonë në vizitën e tij të përvitshme në kujtim të masakrës së Reçakut.
Kryeparlamentari falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuovlerësoi se ambasadori Walker, ashtu siç ishte dikur zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën, sot vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i zërave për vënien në vend të drejtësisë për masakrën e Reçakut dhe masakrat e shumta të kryera nga shteti serb.
Kryeparlamentari dhe ish-ambasadori diskutuan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat që atë e presin në të ardhmen.