Arbëri

Sot në “Express Intervistë” diskutohet për performancën e Trustit Pensional të Kosovës

Sot në “Express Intervistën” në Kohavision, do të mund të ndiqni një temë lidhur me Trustin.

I ftuar për bisedë është Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

“Performanca e Trustit Pensional të Kosovës”, është tema rreth së cilës do të diskutohet me Demin.

Intervistën mund ta ndiqni nga ora 17:15 drejtpërdrejt në KTV dhe në Facebook.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, pas një konference për media, FKPK njoftoi se gjatë 2019-s mjetet nën menaxhim të tyre kanë shënuar rritje.

Sipas Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, fondi total u afrua në 2 miliardë euro, që sipas tyre, është rritje vjetore prej 300 milionë euro.

{gallery}