Arbëri

AKI-ja refuzon t`ia japë YIHR-së informatën për numrin e personave të përgjuar

AKI-ja refuzon t`ia japë YIHR-së informatën për numrin e personave të përgjuar

Nëpërmjet një komunikate, Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS), ka bërë të ditur se dy herë radhazi Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) ka refuzuar qasjen në informata publike.

Më 16 korrik 2019, YIHR KS i është drejtuar AKI-së me kërkesë për qasje në informata publike të këtij institucioni, duke kërkuar këto informata për numrin e rasteve që i ka përgjuar AKI-ja gjatë vitit 2018.