Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbaruar takimin e me grupin parlamentar të këtij subjekti. Nuk është lëshuar asnjë deklaratë për publik, por burime të Koha.net, kanë bërë të ditur se nuk është marrë asnjë vendim.
Kreu i LDK-së vetëm ka diskutuar me deputetët, të cilët sjelljen e VV-së e kanë cilësuar jokorrekte dhe të papërvojë ndaj subjektit me të cilin dëshiron të ndërtojë partneritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht kësaj, në debat është thënë se duhet përpjekur të arrihet koalicioni, por pa u cenuar dinjiteti i LDK-së.
Pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së, Mustafa ka nisur takimin tjetër me kryesinë e partisë.
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se fare nuk është diskutuar për videomesazhin e kreut të VV-së Abin Kurti.
Zemaj shkurt ka thënë se kryesia e partisë do të vendosë se si të shkohet tutje rreth bashkëpunimit të mundshëm me Vetëvendosjen.
Para se të niste mbledhja e Kryesisë, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se Vetëvendosje nuk mund t’i përcaktojë LDK-së kohën e caktimit të ministrave.