Kundër kërcënimit me vrasje ndaj pretendetit për kryeministër Albin Kurti, nga kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, ka reaguar edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar se njëjtë kështu kanë kërcënuar edhe pas luftës dhe ka kërkuar që ky fenomen të ndalet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ka thënë se kërcënimi i sotëm nga Hoti, tregon se në Kosovë ka sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht është injoruar dhe ka mbajtur anën e kërcënuesve.
“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmanit.
Osmani, gjithashtu thotë se “Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më”.
Lexo edhe: Vetëvendosje kallëzim penal ndaj Hotit të Nismës për kërcënim ndaj Kurtit