Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 vjet pas, familjarët e të pagjeturve thonë se s’po bëhet sa duhet për kthimin e trupave

Nysrete Kumnova është e zhgënjyer që po e përmbyll vitin 2019 pa ndonjë rezultat sa i përket çështjes së të pagjeturve.

Kumnova tha se janë të indinjuar se institucionet e Kosovës as gjatë këtij viti nuk punuan sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe nuk i realizuan premtimet e tyre, raporton KTV.

Ndërkohë, në Prishtinë familjarë e zyrtarë institucionalë kanë bërë homazhe e kanë vendosur kurora lulesh pranë obeliskut të personave të pagjetur.

Këtu kurora lulesh vendosi edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca.

Konjufca tha se në bisedimet me Serbinë, duhet të vihet kusht zbardhja e fatit të të pagjeturve.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë u vranë më shumë se 13 mijë persona, derisa vazhdojnë të mbesin të pagjetur rreth 1600.