Arbëri

VV dhe LDK betonohen rreth postit të presidentit

VV dhe LDK betonohen rreth postit të presidentit

Lidhja Demokratike e ka betonuar qëndrimin që koalicioni me Vetëvendosjen të nënshkruhet vetëm me kushtin që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe posti i presidentit. Këtë e ka bërë nëpërmjet organit më të lartë partiak - Këshillit të Përgjithshëm, të cilin e ka mbledhur të mërkurën kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Por, në Vetëvendosje kanë thënë se nuk do t’ia përmbushin “apetitin” LDK-së. Skeptik se do të arrihet marrëveshja është shfaqur edhe pretendenti për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka thënë se LDK-ja do të duhej ta mblidhte Këshillin pasi të jetë arritur marrëveshja, shkruan sot Koha Ditore.