Ligji i pagave po konsiderohet se mund të paraqesë problem edhe në të ardhmen, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas një hulumtimi të Institutit Riinvest, do të duhet të ndërmerren hapa konkretë që të gjendet zgjidhje për problemin që ka krijuar ky ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit, Ligji për Pagat shënon rritje të pagave në përgjithësi dhe kjo po shihet si zbehje e sektorit privat.
Por, nëse ligji hyn më vonë në fuqi, pas vendimit të Kushtetueses, sipas Berat Thaçit nga instituti GAP, Kosova do të vuajë edhe pasoja.
Ligji i Pagave, i cili hyri në fuqi në dhjetor, u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës që bënë sindikatat e punëtorëve të sektorit publik, të ndihmuara nga Institucioni i Avokatit të Popullit.