Kosova, në muajin qershor të këtij viti, ka miratuar strategjinë dhjetëvjeçare ndaj ndryshimeve klimatike.
Por, zbatimi i saj, thotë ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi, nuk është i lehtë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa përmend masat që janë duke u ndërmarrë ndaj ndotjes së ajrit, Matoshi thotë se nuk ndodhet në atë nivel që të shpallet situatë emergjente.
Ministria, thekson ai, ka qenë duke i monitoruar institucionet publike dhe të gjitha ato që nuk e zbatojnë vendimin për mospërdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse, do të dënohen.
Në anën tjetër, njohësit e mjedisit vlerësojnë se Kosova ka hartuar ligje të mira sa i përket mbrojtjes së mjedisit, por institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm që ato të gjejnë zbatim.
Aktualisht, Ministria e Mjedisit vetëm në tetë komuna ka matës të nivelit të ndotjes së ajrit.