Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin.
Sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar. Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net mëson se fluturimi i nisur nga Stambolli, i paraparë të aterronte pak para orës 22:00, është kthyer prapa drejt Turqisë.