Arbëri

Goran Rakiq paralajmëron formimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa e pyetur Kosovën

Foto: Koha
 

Dënimi i Ivan Todosijeviqit (ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës është vazhdim i spastrimit etnik të popullit serb (nga Kosova – plotësim ynë) me mjete të tjera, i ka thënë të përditshmes së Beogradit, “Politika”, Goran Rakiqi, lider i Listës Serbe. Todosijeviqi u dënua për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut është e trilluar.

Sipas Rakiqit me këso veprimesh “mediat shqiptare po vazhdojnë përndjekjen e njerëzve të pafajshëm” dhe nëse aktgjykimi ndaj Ivan Todosijeviqit nuk shfuqizohet, ai paralajmëroi mundësinë që përfaqësuesit e popullit serb të braktisin institucionet e Kosovës nga ato të nivelit qendror deri te ato lokale, transmeton Koha.net deklarimet e tij për “Politikën”.