1 perditesime
11:20

Meta: Kosova të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në kazermën e FSK-së, ku po bëhet dekorimi i njësiteve të kërkim-shpëtimit që u realizua në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm.

Meta tha se 28 nëntori gjeti të bashkuar të gjithë shqiptarët, për t’u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit.

Meta, me këtë rast dekoroi këto njësite me dekoratë të artë të shqiponjës.

Image

“Në këtë betejë të vërtetë, kemi bilanc të rëndë por Shqipëria nuk mbeti vet, parterët tanë na u gjetën pranë, por Kosova, ishte e para që u ndodh atje menjëherë. Ekipet e Kosovës nuk ishin vetëm fizikisht por edhe njerëzisht, që shpëtuan shumë jetë”, tha ai, transmeton Koha.net.

“Populli shqiptarë do t’i jetë gjithnjë mirënjohës të gjithëve që erdhën në Shqipëri, FSK-së, njësitë policore, njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës”, shtoi Meta.

Meta tha se "Kosova duhet të jetë krenare për Forca e Sigurisë së saj".

Meta, tha se “Kosova ka zemër bujare”.

11:05

Meta mbërrin në kazermën e FSK-së, nis dekorimi i njësiteve që dhanë kontribut në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Kosovë, më konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Të pranishëm përveç njësive ushtarake e policore është edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Menjëherë ka filluar ceremonia për dekorimin e pjesëtarëve të FSK-së që kanë marrë pjesë në kërkim shpëtimin në Shqipëri, pas situatës së krijuar pas tërmetit me magnitudë 6.4.

Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.