Ish-zëdhënësi i ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Peter Stano, do të jetë zëdhënësi i ri i Përfaqësuesit të ri të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që do të merret me çështje si dialogu mes Kosovës e Serbisë, ndërsa Ana Pisonero do të jetë zëdhënësja e re për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Kjo është konfirmuar për “European Western Balkans” nga Komisioni Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeter Stano ka punuar edhe si zëdhënës për portfolion për Zgjerim dhe Politika të Zgjerimit, e cila asokohe ishte drejtuar nga ish-komisionari i BE-së, çeku Shtefan Fule. Ai punoi edhe për median publike sllovake, për BBC-në e Britanisë dhe për Deutsche Welle-n gjermane, transmeton Koha.net.
Pisonero më parë ka punuar si gazetare për “Europa Press”. Ajo do të punojë tashmë si zëdhënëse për Fqinjësi dhe Zgjerim nën komisionarin e ri, Oliver Varhelyi.
Ish-zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiç, një nga zyrtarët më të dukshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor, mori postin e Anëtares së Kabinetit dhe Këshilltare për Komunikim e Oliver Varhelyit. Ajo në këtë pozitë zëvendëson Annemarie Huber.