Ish-zëdhënësi i ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Peter Stano, do të jetë zëdhënësi i ri i Përfaqësuesit të ri të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që do të merret me çështje si dialogu mes Kosovës e Serbisë, ndërsa Ana Pisonero do të jetë zëdhënësja e re për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Kjo është konfirmuar për “European Western Balkans” nga Komisioni Evropian.
Peter Stano ka punuar edhe si zëdhënës për portfolion për Zgjerim dhe Politika të Zgjerimit, e cila asokohe ishte drejtuar nga ish-komisionari i BE-së, çeku Shtefan Fule. Ai punoi edhe për median publike sllovake, për BBC-në e Britanisë dhe për Deutsche Welle-n gjermane, transmeton Koha.net.
Pisonero më parë ka punuar si gazetare për “Europa Press”. Ajo do të punojë tashmë si zëdhënëse për Fqinjësi dhe Zgjerim nën komisionarin e ri, Oliver Varhelyi.
Ish-zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiç, një nga zyrtarët më të dukshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor, mori postin e Anëtares së Kabinetit dhe Këshilltare për Komunikim e Oliver Varhelyit. Ajo në këtë pozitë zëvendëson Annemarie Huber.
-
Petkoviqi akuzon Stanon se po e njeh Kosovën
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenia Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
-
Stano: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë
-
Stano: Propozimi i vetëm është ai për të cilin foli Borrelli të hënën
-
Stano: Kosova të përqendrohet në dialogun me Serbinë