Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stano: Propozimi i vetëm është ai për të cilin foli Borrelli të hënën

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, për “Tanjug” ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re, dhe se propozimi që ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e për të cilin ka folur të hënën, është i vetmi.

“Ka një propozim në tryezë për të cilin ka folur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të hënën në konferencë për media, e janë duke vazhduar diskutimet për këtë. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që tha Borrell të hënën është ende aktuale”, ka thënë Stano.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën, ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje për targat.

Bislimi është takuar të martën në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosoëv – Serbi, Miroslav Lajçak.