Shqipëria ka marrë vendim që në qytetin shqiptar të Ulqinit të hapë një Konsullatë të Përgjithshme.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Ky vendim do t'i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi”, ka shkruar Cakaj, raporton Koha.net.
Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike.