Valon Berisha është student i ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Si pjesëtar i komunitetit pakicë, ai thotë të jetë ballafaquar me vështirësi financiare për vazhdimin e shkollimit të tij, raporton KTV.
Mirëpo, Berisha thotë që asnjëherë nuk është përballur me fyerje raciste, gjatë kohës së ka kaluar në mesin e nxënësve e studentëve shumicë.
Gjatë së premtes, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Roma Education Fund dhe Qendrën për Edukim në Kosovë, ka mbajtur një konferencë lidhur me fuqizimin e politikave për arsimimin e komuniteteve pakicë.
Pleurat Kurti, nga Zyra e BE-së, ka thënë që duhet një bashkëpunim më i madh në mes të institucioneve qendrore e atyre lokale, në mënyrë që të arrihet ky qëllim.
Por, nga Ministria e Arsimit në Kosovë, kanë thënë që po i motivojnë studentët e nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptias me anë të bursave.
Edhe
Për të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian hapet Qendra e Resurseve për Studentët
Po ashtu, bursa për studentët pakicë ka ndarë Roma Education Fund.
Këta të fundit edhe kanë zbatuar projekte që, sipas tyre, kanë motivuar shumë nxënës e studentë të këtyre komuniteteve që ta vazhdojnë shkollimin.
Projektet në fjalë do të vazhdojnë edhe vitin tjetër, për nivelin parafillor e fillor, shkollimin e mesëm dhe atë të lartë.
-
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?
-
Vetëm 7-përqindëshi i maturantëve romë, ashkali dhe egjiptian vijojnë studimet
-
Kurti uron komunitet joshumicë në Kosovë, lavdërohet për punët e bëra gjatë këtij viti