Valon Berisha është student i ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Si pjesëtar i komunitetit pakicë, ai thotë të jetë ballafaquar me vështirësi financiare për vazhdimin e shkollimit të tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Berisha thotë që asnjëherë nuk është përballur me fyerje raciste, gjatë kohës së ka kaluar në mesin e nxënësve e studentëve shumicë.
Gjatë së premtes, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Roma Education Fund dhe Qendrën për Edukim në Kosovë, ka mbajtur një konferencë lidhur me fuqizimin e politikave për arsimimin e komuniteteve pakicë.
Pleurat Kurti, nga Zyra e BE-së, ka thënë që duhet një bashkëpunim më i madh në mes të institucioneve qendrore e atyre lokale, në mënyrë që të arrihet ky qëllim.
Por, nga Ministria e Arsimit në Kosovë, kanë thënë që po i motivojnë studentët e nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptias me anë të bursave.
Po ashtu, bursa për studentët pakicë ka ndarë Roma Education Fund.
Këta të fundit edhe kanë zbatuar projekte që, sipas tyre, kanë motivuar shumë nxënës e studentë të këtyre komuniteteve që ta vazhdojnë shkollimin.
Projektet në fjalë do të vazhdojnë edhe vitin tjetër, për nivelin parafillor e fillor, shkollimin e mesëm dhe atë të lartë.