Në vlerë të një demi, Ramush Haradinaj ka harxhuar në dreka secilën ditë pune gjatë gjysmëmandatit qeverisës, të përmbyllur me dorëheqje. Saktësisht 506.779.22 euro është shuma që Qeveria ia ka përshkruar atij në këtë kategori shpenzimesh.
E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” këtë të hënë, pas një kërkese të përsëritur për qasje në dokumente publike. Fillimisht ky institucion i kishte prezantuar të dhënat komulative për të gjithë Zyrën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbështetur në to, 672.223.14 euro ishte shuma e harxhuar në dreka nga Haradinaj, stafi i tij, si dhe nga të pesë zëvendëskryeministrat me anëtarët e tyre në kabinet e, edhe nga koordinatorët nacionalë.
Ndërkaq, pasqyra e re ka treguar se mbi gjysmë milioni euro janë harxhime të bëra vetëm nga kreu i Qeverisë, disa fatura për të cilat shpenzime ka mundur t’i sigurojë gazeta. Kjo i bie të jenë çuar në dreka rreth 1 mijë euro në secilën ditë pune.
Faturat që i ka siguruar “Koha Ditore”:
{gallery}
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)