Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shpenzuar gjatë një muaji në dreka sa harxhonin brenda vetëm një dite ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij.
Gjatë shkurtit, saktësisht 879.30 euro kanë harxhuar në tryezë kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe këshilltarët politikë të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” të martën, pas një kërkese për qasje në dokumente publike.
Kryeministrit Kurti nuk i është përshkruar ndonjë shpenzim, qoftë në dreka zyrtare brenda vendit, qoftë në kategorinë e drekave gjatë vizitave zyrtare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kurti vetë i 18-ti shpenzoi 221 mijë euro për një vit, Presidenca “ndalet” në 154 mijë euro
-
Ish-kabineti i Haradinajt mban “trofeun” për shpenzimet më të larta
-
Mbi 17 mijë euro ka harxhuar Zyra e ish-kryeministrit Haradinaj në dy dreka zyrtare
-
Shpenzimet qeveritare, Haradinaj 4.800 euro më shumë në ditë sesa Kurti
-
Megashpenzime nga koordinatorët e Haradinajt që i shkarkoi Kurti