Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Elshani përmes një postimi në Facebook. Ai thotë se nga Gjykata është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes këtij postimi. Ai ka bërë të ditur se ftesën e ka pranuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona zyrtarë të Tribunalit të Hagës.
“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtaret se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marrë ftesë për t’u paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës! I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se sot ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe Durmish Gashi dhe Halil Çardaku.