Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku thotë se ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.
Kurti ka shkruar në Facebook se në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D'Orsay, ka takuar drejtorin për Evropën Kontinentale, Frederic Mondoloni, shefin e departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të çështjeve evropiane, Vincent Guerend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”, ka shkruar ai.