Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-deputetët që “s’e kaluan pragun” dhe deputetët e rinj të legjislaturës së VII-të

Rezultatet përfundimtare e kanë nxjerrë liderin e Vetëvendosjes si më të votuarin në mesin e 5 kandidatëve për kryeministër.

Albin Kurti ka marrë më së shumti vota, gjithsej 183,868.

Pas Kurtit, me 176,188 vota, rreth 7 mijë vota më pak, renditet kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, raporton KTV.

Kadri Veseli është radhitur i treti, larg dy kandidatëve të parë për kryeministër, me 146,763 vota.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vetëm 75,917, pak vota më shumë se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

Edhe Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër Arbëri Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër

Ndërkaq, Fatmir Limaj, partia e së cilit në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, ka marrë 26,014 vota.

Legjislatura VII, nuk do të këtë deputetë të disa legjislaturave të kaluara.

Xhavit Haliti i PDK-së, Ismet Beqiri i LDK-së, Sami Kurteshi i VV-së, e të tjerë kanë dështuar të bëhen deputetë.

Ndërkohë, deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani nga Vetëvendosje.

Kjo parti ka siguruar 32 ulëse në Kuvend, LDK-ja 29, PDK-ja 25 deputetë. Ndërkaq AAK-ja së bashku me PSD-në, kanë marrë 14 ulëse në Kuvend.

Edhe Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve  të 7 qershorit Zgjedhjet 2026 Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve të 7 qershorit

Përveç Natyra Kuçit të PSD-së, kandidatët e kësaj partie, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, kanë dështuar të bëhen deputetë.

Madje, Dardan Sejdiu, i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake të PSD-së.

Kryetari aktual i Prishtinës, Ahmeti, ka marrë vetëm 5881 vota, për dallim prej para dy vitesh, kur me Vetëvendosjen fitoi 76.017 vota.

Lista Serbe ka siguruar 10 ulëse në Kuvend. Në mesin e deputetëve është edhe Ivan Todosijeviq, i cili i quajti shqiptarët terrorist dhe masakrën e Reçakut trillim, në kohën kur po udhëhiqte me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Edhe 30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit Zgjedhjet 2026 30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit

Ulëse në Kuvend ka fituar edhe Branislav Nikoliq, i cili për një periudhë ka shërbyer si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Më pas, ishte shkarkuar nga presidenti, vetëm pasi është raportuar në media se ka punuar si agjent i Shërbimit Sekret Serb.