Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palmeri takon Petroviqin e Rashiqin, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është takuar sot në Llapllasellë me serbët lokalë të Kosovës.

Palmeri është takuar me liderin e SLS-së, Sllobodan Petroviqin dhe me liderin e koalicionit “Liria”, Nenad Rashiq, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në Kosovë, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit, Rashiqi ka thënë se është biseduar kryesisht për zgjedhjet dhe për format se si t’u sigurohet perspektiva më e mirë të rinjve.

“Palmeri kërkoi nga ne ide dhe iniciativa të cilat konkretisht do të sigurojnë perspektivë më të mirë për serbët që të mbesin, jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, citon ky portal të ketë thënë Rashiqi.

Për takimin me Palmerin kohë më parë është deklaruar edhe SLS-ja, e cila përmes profilit të vet në Instagram, ka thënë se Petroviqi dhe Palmeri, mes tjerash, kanë folur edhe për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Është shfaqur brenga për kushtet në të cilat është mbajtur procesi zgjedhor në komunitetin serb dhe u theksua nevoja për bashkëpunim të mëtejmë institucional me qëllim të forcimit të pluralizmit dhe ndikimit të serbëve në institucionet e Kosovës”, citohet të ketë thënë Petroviqi.

Petroviqi ndërkaq e ka falënderuar Palmerin për, siç thuhet, mbështetjen të cilën ia ka dhënë bashkësisë serbe në Kosovë.

Dje Palmeri është takuar edhe me zyrtarë të Listës Serbe.

Përfaqësuesi special i SHBA-së, Matthew Palmer, nesër shkon në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me zyrtarë tjerë shtetërorë.