Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi takoi Palmerin dhe Lajçakun lidhur me dialogun dhe vizitën në Bruksel

Mbarëvajtja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi ishte tema e diskutimit mes Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Ata diskutuan për hapat e ardhshëm që pritet të ndërmerren lidhur me dialogun si dhe për vizitën në Bruksel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në takime u diskutua edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën në Bruksel gjatë muajit qershor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vullnetin e Qeverisë për t’u përfshirë në një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Bislimi ka thënë se angazhimi i SHBA-së për të mbështetur procesin e dialogut është një sinjal për praninë e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-së, si partnerë në zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme premtuese në Kosovë.