Arbëri

Duma: Sistemi zgjedhor i Kosovës, i përshtatshëm për Shqipërinë

Duma: Sistemi zgjedhor i Kosovës, i përshtatshëm për Shqipërinë

Opozita në Shqipëri kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor dhe për këtë ish-deputetja e PD-së, Grida Duma thotë se propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.

“Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha përshtatjet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik”, ka thënë Duma për “RTVOra”.