Shefi i TaskForcës AntiDrogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë, që do të fillojë së shpejti, ka pritur në një takim Kryetarin e Këshillit Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ku kanë biseduar për rolin e këtij këshilli dhe prindërve në luftën kundër parandalimit së shpërndarjeve dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë.
Hasani u shpreh se “pa kontributin dhe rolin e prindërve e sidomos ndikimin e tyre që kanë tek fëmijët e tyre, nuk do të mund të ketë suksese asnjë fushatë shtetërore ku janë të përfshirë të rinjtë, e as edhe fushata kundër narkotikëve tek të rinjtë që pritet të fillojë në nivel kombëtar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, ai tha se prindërit mund të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre, sidomos duke bashkëbiseduar dhe informuar fëmijët e tyre për dëmet që shkaktojnë narkotikët.
Ndërsa kryetari i Këshillit Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ofroi bashkëpunimin konkret të prindërve që t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në shkolla, duke u bërë pjesë aktive e saj.