Arbëri

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.