Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetura e Kurtit aksidentohet në Tiranë, s’ka të lënduar

Vetura me të cilën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po udhëtonte nëpër Tiranë është përfshirë në një aksident trafiku.

Siç bëjnë me dije mediat në Shqipëri, vetura në të cilën ndodhej Kurti ka goditur nga mbrapa një veturë të Policisë së Shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sonte vetura me të cilën udhëton kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti pati një aksident të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo edhe: Kurti në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, s’ka takim me Edi Ramën

Kurti ndodhet në Tiranë për të festuar me Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje atje rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.