Kurti në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, s’ka takim me Edi Ramën

Kurti në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, s’ka takim me Edi Ramën

20 October 2019 20:10

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti ka vizituar kryeqytetin shqiptar.

Me të mbërri në Tiranë, Kurti u prononcua për çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti, për Top Channel.

Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në Tiranë.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të numërimit, Kurti tha se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 484 vota.

Kjo është hera e parë që një parti politike e Kosovës feston në Tiranë rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.

I pyetur nëse do të ketë një takim mes tij dhe Edi Ramës, Kurti tha se ka ardhur të festojë për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Unë nuk do të kem takime të tjera, thjesht do të festoj”, tha ai duke shtuar se do të kthehet sonte në Kosovë, në pamundësi për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar.

Sidoqoftë Kurti deklaroi se një takim mes tyre do të ketë dhe se kjo është çështje ditësh.

“Kryesor është liberalizimi i tregut dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri”, u shpreh ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme