Komisioneri evropian për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka paralajmëruar shtetet anëtare se mos-marrja e vendimit pozitiv për hajen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ndikojë në mundësitë në rajon, veçanërisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Nëse Maqedonia e Veriut nuk shpërblehet si duhet, nuk do të ketë stimuj që Serbia dhe Kosova të hyjnë në dialog domethënës për bashkëjetesën e ardhshme të dy vendeve, sepse e vetmja mundësi për to është perspektiva e BE-së”, ka thënë Hahn, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHani këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, i cili u ka bërë thirrje liderëve të shteteve anëtare të BE-së që të marrin vendim pozitiv për hapje të negociatave për vendin e tij.