Gruaja e parë e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e që foli hapur për këtë çështje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka premtuar përkrahje Shyhrete Tahiri-Sylejmanit e cila sot u bë gruaja e dytë që kërkoi hapur dënim për mizoritë që i janë shkaktuar.
Duke e quajtur trimëreshë, Krasniqi-Goodman ka kërkuar drejtësi për të gjithë.
“Drejtësi për të gjithë. E dashur Shyhrete do ta kesh përkrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimëresha ime”, tha ajo, shkruan ksp.
Ndryshe, nëna e tre fëmijëve, Shyhrete Tahiri- Sylejmani, e cila jeton në Kanada, e shoqëruar nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke kërkuar që më në fund të ndahet drejtësia.
Përmes dorëzimit publik të dosjes së Tahiri- Sylejmanit, ajo tha se synojnë të mobilizojnë edhe gratë e burrat tjerë që të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra.
-
Shyhrete Tahiri – Sylejmani, e dyta që del publikisht për të kërkuar drejtësi për dhunimin në luftë
-
Shyhrete Tahiri, e mbijetuara tjetër e dhunës seksuale në luftë, dorëzon kallëzim penal
-
Haxhiu emëron Krasniqin e Tahirin të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Vasfije Krasniqi: Kisha shumë dilemë a mund të flas publikisht për dhunën e përjetuar
-
Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue”, në mesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga e gjithë bota