Ambasada e SHBA-së deklarohet për vizitën e Grenellit në Prishtinë e Beograd Foto: Alban Bujari/Koha Ditore

Ambasada e SHBA-së deklarohet për vizitën e Grenellit në Prishtinë e Beograd

10 October 2019 17:28

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka lëshuar një deklaratë lidhur me takimet fillestare të të dërguarit special presidencial për negociatat e paqës mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë dhe në Beograd.

“Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.

“Administrata e presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt duke shikuar nga e ardhmja”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme