Arbëri

Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi

Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi

Përfaqësues të Shoqërisë Civile kërkojnë që Qeveria e re posa ta marrë mandatin t’i rishqyrtojë vendimet e fundit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Nëse evidentohet se ka pasur shkelje ligjore, ata konsiderojnë se duhet të bëhet anulimi i tyre.

Javë më parë, Shyqiri Bytyqi, ndonëse ministër në largim, emëroi disa persona në bordet e tri universiteteve publike, një pjesë e tyre anëtarë të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). AAK dhe Partia Socialdemokrate (PSD) e ministrit Bytyqi në zgjedhjet e fundit kanë qenë në një listë të përbashkët zgjedhore, shkruan sot “Koha Ditore”.