Parlamentet Studentore të universiteteve publike në Republikën e Kosovës po shprehin shqetësim në lidhje më zhvillimet e fundit në arsimin e lartë.
Në një komunikatë dërguar mediave, PS-të e UP-ve të Kosovë thonë se koha që kur Ministria e Arsimit ka filluar të udhëhiqet nga Shyqiri Bytyqi, në rastin më të mirë mund të konsiderohet kohë e ngecjeve të mëdha në arsim, e në rastin më të keq kohë e hapave prapa.
“Mbushja e Ministrisë së Arsimit me familjarë dhe militantë të partisë së tij, emërimi i personave të afërm me të dhe partin NISMA Social Demokrate në këshillet drejtuese të universiteteve publike dhe në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit nga EQAR janë vetëm disa nga dëmet që ky ministër i ka shkaktuar arsimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.
Përderisa politikat e tjera Kosovës i kontribuojnë zhvillimit ekonomik dhe promovimit të shtetësisë në afat të shkurtër, “arsimi është i vetmi që në afat të gjatë i garanton që të dyja”.
“Çdo ditë që Ministria e Arsimit udhëhiqet nga ky ministër është humbje për arsimin, e me këtë edhe humbje e Kosovës ndaj vendeve që nuk ia donë të mirën. Ne i bashkohemi thirrjeve ndaj Kryeministrit për shkarkimin e Ministrit të Arsimit. Z. Kryeministër, ky ministër po dëmton edhe Kosovën edhe reputacionin tuaj. Shkarkoje para se dëmi i tij të bëhet i pariparueshëm! Nëse ministri nuk shkarkohet, ne do të organizohemi në protesta studentore deri në shkarkimin e tij”, përfundon letra e përfaqësuesve të Studentëve të universiteteve publike në Kosovë.
-
Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi
-
Nisma politike e arsimit
-
Bytyqi: Rektorët po kërkojnë shkarkimin tim për t’iu shmangur përgjegjësisë së vet
-
Studentët akuzojnë ministrin Bytyqi për punësime partiake
-
Studentët i kërkojnë bursat nëpërmjet peticionit, pasi i anuloi ish-ministri