Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot në Prishtinë me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi.
Zyra e presidentit njofton se Thaçi sot në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit.
I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.