Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata rrëzon kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të listave të kandidateve për zgjedhje

Gratë deputete në vitin 2017, kanë ngritur më shumë çështje se kolegët e tyre burra, kur bëhet fjalë për ndryshimin e politikave.

Është kjo një prej të dhënave që Rrjeti i Grave të Kosovës, e ka vendosur në broshurat që i ka shpërndarë në mbarë vendin, raporton KTV.

Igballe Rogova, Drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, fajëson liderët e partive, që, sipas saj, ende nuk i besojnë potencialit të gruas në vendimmarrje.

Javën e kaluar, Avokati i Popullit pas shkeljes së sërishme mbi ligjet për Barazi Gjinore dhe atë për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deponoi padi kundër KQZ-së, pasi kjo e fundit certifikoi listat e kandidatëve.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, rikujton se në vitin 2015, ishin vetë ligjvënësit që kishin kërkuar përfaqësim të barabartë në institucione.

Përveç kësaj, në padinë e Avokatit të Popullit, ishte kërkuar që të vendoset masë e përkohshme në procesin zgjedhor, pra të pezullohej ky proces deri në rishikimin e listave nga KQZ-ja dhe që të njëjtat, të vijnë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Barazi Gjinore.

Edhe Kritika për respektim të Ligjit për Zgjedhje, jo edhe të atij për Barazi Gjinore Arbëri Kritika për respektim të Ligjit për Zgjedhje, jo edhe të atij për Barazi Gjinore

Pasditen e së martës, Avokatit të Popullit, gjykata i ka kthyer një përgjigje negative në këtë kërkesë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në pretendimet e Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, ishte arsyetuar se kanë respektuar kuotat e përcaktuara me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Nga KQZ-ja, janë certifikuar gjithsej 1,067 kandidatë për deputetë, e prej tyre vetëm 343 gra.