Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lura, një nga perlat e natyrës shqiptare, në flakë

Zjarri i rënë në Pregj, Lurë, që para tre ditësh ka dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh të larta me pisha.

Më problematike situata ka qenë ditën e sotme në fshatin Vlashe, ku janë djegur plotësisht mbi 5 hektarë pyje pishe dhe disa banesa të fshatit .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy banesa (kulla) u shkrumbuan plotësisht, ndërkohë janë rrezikuar 6 të tjera. Nuk ka pasur rrezik për banorët pasi janë larguar dhe janë strehuar tek të afërmit. Nga Shtabi i Emergjencave të prefekturës bëjnë me dije se po monitorohet situata dhe janë gati të evakuojnë edhe banorët e 6 banesave të tjera, por për momentin duket se ka një rënie të intensitetit të flakëve .

Sipas Shtabit të Emergjencave, në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse dhe 15 ushtarë, por ndërhyrja ka qenë e vështirë pasi transmetimi i zjarrit është bërë në lartësi në kurorat e pishave dhe jo përtokë.

Gjatë gjithë ditës është pritur ndërhyrja nga ajri por nuk është bërë e mundur ende ,por gjatë mbrëmjes zjarrfikësit dhe banorët kanë mundur t’i lokalizojnë flakët duke prerë breza pishash dhe duke hapur korridore, çka ka bërë të ndërpritet avancimi më tej dhe tani vazhdon djegia e brendshme.

Megjithëse flakët janë vënë nën kontroll, ende ka rrezik për disa banesa të fshatit Vlashe.