Zjarri masiv i rënë gjatë natës në malin me pisha te Shëngjinit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Flakët ranë fillimisht në vendin e quajtur Lugu i Lemës për t'u përhapur pastaj më shumë.
Zjarrfikësit dhe policia ishin në vendngjarje gjatë natës, mirëpo terreni i vështirë malor e bëri të vështirë shkuarjen në vend dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Era përhapi edhe më tepër vatrat.
Nevojitet ndërhyrja nga ajri për të neutralizuar edhe vatrat e vogla që kanë mbetur e që mbeten rrezik për riaktivizimin e zjarreve të mëdha.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren
-
Zjarri përfshin afro 5 hektarë të pyllit me pisha në Lipjan
-
Lura, një nga perlat e natyrës shqiptare, në flakë
-
Zjarri në Shëngjin dyshohet të jetë vënë qëllimisht, në pranga 2 persona
-
Zjarre në malet përreth Prishtinës, Komuna me apel për qytetarët