Milan Radojiçiq e ka paditur në Gjykatën e Lartë në Beograd, politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq.
Lajmin e ka bërë publik vetë Trajkoviq, në një postim në profilin saj në Twitter. Sipas saj padia është për dëmtim të nderit dhe reputacionit të Radojiçiqit.
Tutje ajo ka ironizuar me faktin që padia është bërë në Beograd, nga personi që, siç ka thënë, deri vonë ka pretenduar se është subjekt i sistemit të dajretësisë në Kosovë. Radojiçiqin e ka quajtur qytetar të ndershëm.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Trajkoviqit:
“Qytetari i ndershëm”, Milan Radojiçiq, që deri dje ka thënë se është subjekt i sistemit të drejtësisë së Kosovës, e jo të Serbisë, më ka paditur për “lëndim të nderit dhe reputacionit” në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Avokati i tij është Goran Petronijeviq, mbrojtësi i vjetër i ekipit të Kosovës e Metohisë.
Edhe
Trajkoviq: Vuçiqi qe një dekadë i quan heronj e patriotë të dyshuarit për krime
Jo kjo nuk është shaka.
P. S. Mbrohem me poligraf.
-
Personalitetet e vitit 2022: Rada Trajkoviq – Armikja e Vuçiqit
-
“Dalja e Radojçiqit është parodi e Zelenskyt, rikthimi i tij fatkeqësi për serbët”
-
Daçiqi do të padisë politikanen që e akuzonte se me paratë e shitjes së armëve po paguan tërheqjen e njohjeve për Kosovën
-
Gjuriq hedh akuza të rënda mbi Rada Trajkoviqin