Për herë të tretë, stomatologët në protestë për punësim

Leonita Bajrami 12 September 2019 12:38
19:47

Edhe një herë specialistët e papunë të stomatologjisë kanë dalë para Ministrisë së Shëndetësisë për të protestuar.

Këtë herë ata kanë protestuar për mospërmbushje të premtimeve që kanë marrë nga udhëheqësit e kësaj ministrie.

Sipas tyre, që nga muaji maj nuk është ndërmarrë asgjë për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Berisha ka kërkuar edhe përfaqësimin e stomatologëve në komisionin, në të cilin do të hartohet udhëzimi administrativ që do t’u mundësonte atyre inkuadrimin në institucionet publike.

Protestuesit janë takuar me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Por, ai u ka thënë atyre se udhëzimi administrativ do të nënshkruhet, edhe pse nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.

Stomatologët protestues kanë thënë se nuk do t’i ndalin protestat deri sa të takohen me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismajli.

Kjo është hera e tetë që stomatologët protestojnë duke kërkuar që t’u gjendet një zgjidhje për punë në institucionet publike, pasi që kjo ka lënë deri tash shumë stomatologë të papunë.

12:38

Protestojnë stomatologët e papunë

Specialistët stomatologë të papunë, kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë kërkuar që të mbahet premtimi për punësimin e tyre. Sipas tyre, moszgjidhja e kësaj çështjeje ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova, raporton KTV.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të takohen edhe me ministrin në detyrë, Uran Ismajli, ku nga ky i fundit kishin marrë premtime për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që u pamundëson të punojnë si specialistë.

Mirjeta Berisha, specialiste e papunë, ka thënë se pret nga ministri që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre.

“Ne kemi protestuar disa herë në takime të mëparshme me ministrin kemi pasur premtime se do të bëhet ndryshimi i një udhëzimi administrativ, i cili nuk na ka lejuar neve përfshirjen në institucione publike shëndetësore, mirëpo nuk kemi ndonjë rezultat”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme