Arbëri

Veseli kujton 11 shtatorin: Terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin

Veseli kujton 11 shtatorin: Terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e 18 vjetorit të 11 shtatorit, ka thënë se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin.

“Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit”, ka shkruar Veseli në Facebook.