Arbëri

Rritet importi në Kosovë

Rritet importi në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit me 1.3 për qind në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e parë të po këtij viti, thuhet në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e dytë 2019, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt prej saj me 8.9%, prodhimet bimore 8.4%, prodhimet minerale 4.5%, shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve 2.6%, artikujt e ndryshëm të prodhuar për 2.2%, mjetet e transportit 1.3%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre 1.2%, etj.